E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtarët e KLGJ-së “shkelin me dy këmbë” ligjin, “i bëjnë qokën” koleges
Politikë

Anëtarët e KLGJ-së “shkelin me dy këmbë” ligjin, “i bëjnë qokën” koleges

Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anëtareje të KLGJ-së.

Bëhet fjalë për Marçela Shehun, e cila është transferuar nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës.

Ky vendim u mor në mbledhjen e 31 janarit 2023 me vota unanime nga anëtarët e KLGJ-së, të cilët si duket “i bënë qokën” koleges, kjo pasi vendimi i tyre ishte i jashtëligjshëm.

Pika 4 në Nenin 4 të ligjit për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” u ndalon anëtarëve të KLGJ-së që të transferohen apo promovohen deri tri vjet pas përfundimit të mandatit në KLGJ.

Gjithashtu, ky nen detyron kthimin e anëtarit të KLGJ-së në vendin e mëparshëm të punës dhe ndalon lëvizjen paralele.

“Anëtari gjyqtar, në përfundim të mandatit, kthehet në vendin e mëparshëm të punës. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ose i gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme i pezullohet mandati si gjyqtar gjatë kohës që ushtron funksionin si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Anëtari gjyqtar i Këshillit nuk mund të transferohet, të ngrihet në detyrë ose të delegohet gjatë 3 viteve pas përfundimit të mandatit”, theksohet në ligj.

Skandali/ Anëtarët e KLGJ-së "shkelin me dy

KLGJ, i cili ka shkelur me dy këmbë ligjin, e justifikon vendimin e tij me argumentin se ka bërë transferim të detyruar të Shehut për shkak se gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar, pa sqaruar se përse.

Gjithashtu, ky institucion pretendon se transferimi është bërë për shkak të riorganizimit të gjykatave nga harta e re gjyqësore.

Por përtej justifikimeve, fakt është se anëtarët e KLGJ-së nuk mund të tranferohen edhe 3 vite pas përfundimit të detyrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.