Anëtarët e KQZ-se rrezikojnë deri në 7 vite burg
Dhe argumenti që japin është po ashtu i padëgjuar më parë. “Në gjykimin tonë, tejkalimi I afateve të parashikuara nga nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor me disa ditë, në ndërkohë që nuk do të sillte asnjë pasojë penalizuese, nga ana tjetër do të kontribuonte për të krijuar hapësira për të siguruar një proces sa më gjithëpërfshirës”, thuhet në kërkesë.
Pra PS dhe LSI, dy subjekte politike, i kërkojnë një institucioni të pavarur kushtetues të shkelë ligjin, duke e garantuar se nuk do të ketë penalitete.
Por a është realisht kështu? A mund ta shkelë KQZ ligjin dhe të mos ketë asnjë penalitet?
Vetë Kodi Zgjedhor nuk parashikon “ndëshkime” në këtë rast.
Por shkelja e ligjit nga zyrtarët dhe funksionarët publikë parashikohet në një tjetër ligj, në Kodin Penal. 

Neni 248 thotë se “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”
Në çdo rast të shkeljes së afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor KQZ do të kryente të njëjtën vepër penale, shpjegojnë disa ekspertë ligjorë.
Në çdo rast ajo do të krijonte edhe një precedent të rrezikshëm, pasi në këtë mënyrë do të mund të merrte atribute që nuk ia përcakton ligji
Nëse KQZ, do të pranonte regjistrimin apo shtyrjen afatit të përcaktuar në ligj, për këtë arsye, ajo ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe do ta çonte KQZ drejt skandalit ligjor, si pasojë ata rrezikonjnë deri në 7 vjet burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



