E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese, mori shtatë vota pro nga Mbledhja e Posaçme.
Publik News

Anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese, mori shtatë vota pro nga Mbledhja e Posaçme.

Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci është nominuar të martën si gjyqtari i tetë i “Kushtetueses”, pasi mori shtatë vota pro dhe katër kundër në Mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Por për tu zyrtarizuar si anëtar i kësaj Gjykate, ai duhet të marrë edhe dritën jeshile nga Presidenti Republikës, Ilir Meta, me anë të një dekreti.

Kush është Sandër Beci?

Sipas jetëshkrimit të bërë publik në faqn zyrtare të Gjykatës së Lartë, Beci e ka nisur karrierën e tij në drejtësi në vitin 2018. Atëherë, ai u emërua Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokuroisë.

Kryetar i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Kryetar i Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetar i Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Në vitin 1996, Beci ka kryer studimet e larta për jurist me resultate tepër të larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Shkollën e mesme, ai e ka kryer po në Shkodër, në shkollën e mesme “Oso Kuka”.

Titullin “Doktor”, Beci e ka fituar në vitin 2012, pasi ka përfunduar punimin me temë: “E drejta europiane e konkurrencës në këndvështrimin e institucioneve të BE-së”. Këtë kualifikim, ai e ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Sandër Beci votohet për anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi të martën anëtarin e 8 të Gjykatës Kushtetuese dhe të parin prej tre vendeve që duhet të plotësohen nga Gjykata e Lartë. Në një njoftim për shtyp, Gjykata e Lartë njoftoi se Sandër Beci u zgjodh në vendin e lënë vakant pas shkarkimit Fatmir Hoxhës nga vetingu.

Në garë me Becin ishin 8 kandidatë të tjerë, përfshi kolegun e tij në KLP, prokurorin Vatë Staka.

Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë u bë e mundur pas emërimit në fillim të këtij viti të dy anëtarëve të rinj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që e çoi numrin e anëtarëve në 12.

Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë duhet të zgjedhë edhe dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, përfshi anëtarin që do të zëvendësojë kryetaren aktuale Vitore Tusha. Gjykata e Lartë ka ende 7 vende vakante që duhet të plotësohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Vakancat në të dy gjykatat u krijuan pas fillimit të procesit të vetingut që solli dorëheqjen dhe shkarkimin e shumicës së anëtarëve të tyre. Për një kohë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë mbetën me vetëm një anëtar.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci.

Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.