E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anglia fiton me lehtësi  me ne dhe merr kreun e Grupit I
Publik News

Anglia fiton me lehtësi me ne dhe merr kreun e Grupit I

Në “Air Albania” u zhvillua ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, shkruan  PUBLIK.live.

Anglezet fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje e duke marrë kreun e grupit me pikë të plota.

Golat e fitores për anglezët u shënuan nga Harry Kane në minutën e 38-të dhe Mason Mount në të 63’.

Për kuqezinjtë rasti i vetëm ishte në minutën e 13-të, ku Uzuni mund të kishte kaluar ekipin tonë përfaqësues në epërsi, por gaboi në gjuajtje.

Me këtë fitore Anglia merr kryesimin e Grupit I me 6 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet me 3 pikë pas dy takimesh.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.