Anila Denaj: Ja kategoritë që përfitojnë rritje pagash
Këtë muaj ishte paralajmëruar nga qeveria që punonjësit e shëndetësisë do të kishin rritje pagash duke filluar nga viti i ardhshëm. Ditën e sotme Ministrja e Financave ka folur më qartë për këtë çështje duke përcaktuar edhe kategoritë që e përfitojnë këtë gjë.
Sipas Ministres Anila Denaj rritja që fillon nga viti i ardhshëm do te jetë për
mjekët, infermierët dhe laborantët. Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë.
”Ne nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve. Në raport me ndihmën tek individët, tek bizneset dhe tek shëndetësia. Kjo e fundit ka qenë në fokus dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Për të akomoduar spitalet, për të rritur fondet në ndihmë të tyre. Dhe vitin që vjen rritjen e rrogave, e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve. Fatura më e rëndësishme vjen te shëndetësia”, tha Denaj në fjalën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


