E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anjeza:“Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat…
Publik News

Anjeza:“Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat…

Moderatorja e njohur Anjeza Maja është një ndër figurat më të bukura të ekranit shqiptar.

Prej vitesh në televizion, Anjeza ka arritur ta mbajë fansat e lidhur pas vetes. Ajo është e bukur, e zonja, por edhe me një trup perfekt. Ushtrohet rregullisht në palestër dhe së shpejti do të hapë një biznes të sajin.

Këto janë disa nga temat kryesore për të cilat ka folur Anjeza në një intervistë për Revistën Who. Si gjithmonë dashuria, partneri, kanë shumë interes për fansat e Anjezës, por jo vetëm. Ajo ka treguar se për momentin nuk ka dikë në krah, por si çdo vajzë ëndërron të ketë një person që e plotëson atë.

Anjeza është gati për një kapitull të ri…

“Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë. Kur isha më e re mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin më kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje. Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”,- është shprehur Anjeza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.