E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankimimet e PD-LSI/ KAS vendos të hapë kutitë në 24 Qendra Votimi
Lajme

Ankimimet e PD-LSI/ KAS vendos të hapë kutitë në 24 Qendra Votimi

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ vendosi sot të hapë kutitë në 24 Qendra Votimi për qarkun e Beratit, pas ankimimeve të LSI dhe PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark.

“Ankimet 34 e 35 të subjekteve zgjedhore LSI dhe PD, lidhur me kundërshtimin dhe shpalljen e pavlefshëm të zgjedhjeve në qarkun Berat.

Foto nga numërimi i votave

Në vlerësim të provave e fakteve të paraqitura nga palët, KAS vendosi:

Marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit për 24 Qendrat e Votimit të ZAZ qarku Berat”, tha kryesuesi i seancës, Elvis Çefa.

“Ngarkohet administrata e KQZ-së për të marrë të gjitha masat për transportin dhe hapjen e kutive të sipërpërmendura për administrim e provave të sipërcituara. KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së PD-AN për marrjen e  provave dhe informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore. Me kërkesë timen dhe Ledio Brahos, dy anëtarëve të KAS, vendosëm të administrojmë si provë të dhënat e kryqëzuara së pajisjes së identifikimit të zgjedhësve të zonës zgjedhore qarkut Berat për të bërë të mundur evidentimin e votimeve të dyfishta ose familjare sipas pretendimit të bërë nga PD-AN”, tha Çefa.

***

Kujtojmë që PD ka kërkuar nga KAS që të marrë informacione të tjera që vërtetojnë akuzat e PD për shitblerje të votave.

PD është e kufizuar në sigurimin e këtyre të dhënave, pasi për shkak se është jashtë Parlamentit dhe Bashkisë nuk ka burime për sigurimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.