E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anonymos Albania sulmon faqet e ambasadave shqiptare
Lajme

Anonymos Albania sulmon faqet e ambasadave shqiptare

Vdekja e të riut shkodran Florenc  Beqiraj mbetet ende një mister e megjithatë reagimet për të kanë qenë të shumta.

Pas homazheve të djeshme që u mbajtën në Tiranë, ku disa qytetarë me foto të Beqirajt kaluan edhe para ambasadës franceze dhe kërkuan drejtësi grupi i hakerimit Anonymos Albania pasi ka sulmuar faqen e policisë franceze, ka kryer një sulm të dytë, këtë herë ndaj faqeve të ambasadave shqiptare. Duke kërkuar dorëheqjen e ambasadorit Dritan Tola pasi sipas tyre ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar Florenc Beqirajn në Francë.

“#NJFOTIM Ëebsajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://www.ambasadat.gov.al/)
– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë
– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola
Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash#AnonymousAlbania
#JeSuisFlorenc #DuamDrejt”, shkruan grupi i hakerave.

(B.H/Faxweb)

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.