E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anti-KÇK’, Manjani: Të fala Reformës në drejtësi
Publik News

Anti-KÇK’, Manjani: Të fala Reformës në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me paketën anti-KÇK, të bërë publike sot nga Edi Rama.

Në një status në Facebook, Manjani flet për miliardat e milionat që janë dhënë për koncesionet pa tendera në garë e me procedura të pakërkuara. Sipas Manjanit këto janë KKK (I kapi kush i kapi).

‘KÇK, është një organizatë gjykatësish dhe prokurorësh, shërbëtorë apo tutorë të krimit’,- thotë Edi Rama.

Pra shumë, shumë i qartë fokusi i goditjes.

Asnjë masë të vetme ndaj:

1. Rreth 3 miliardë USD koncensione e PPP në shëndetësi e Infrastrukturë. Të gjitha me procedura të pakërkuara, me preventiva jo reale dhe me një faturë borxhi afatgjatë.

2. Rreth 700 milionë USD tendera pa garë, të mbyllur e deri edhe sekret. Një pjesë e mirë e shumave të tenderuara pa garë janë borxh i pastër publik sepse shumat nuk janë parashikuar as në buxhetin afatmesëm.

Me këto shifra sot e në vijim kemi biznese që kanë fituar tenderat dhe faturojnë shërbimet e kryera, por nuk marrin dot paratë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër kemi shqiptarët që nuk lindin më qytetarë por borxhlinj ose emigrantë!!!

Këto janë KKK (i Kapi Kush i Kapi).

Por represioni i pushtetit të KKK do jetë mbi gjithë të tjerët, të cilët quhen KÇK.

Drejtësi apo jo?!

Të fala andej nga reforma e drejtësisë!’- shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.