Anulohen operacionet deri më 6 janar? Flet drejtori i Spitalit të Shkodrës
Në një deklaratë për mediat ai sqaron se shkresa është keqinterpretuar, ndërkohë që deklaron se nuk do të ketë asnjë kufizim pune në repartin e urgjencës.
“Dua të bëj me dije se shërbimi në spitalin e Shkodrës është maksimal në këto ditë të fundvitit. Nuk ekziston asnjë kufizim apo urdhër për punën normale të spitalit. Është thjeshtë një komunikim i drejtorit me dy shefat e shërbimeve për mirëmenaxhimin e situatës. Në gjithë botën në kohë festash ka një kufizim të ndërhyrjeve të planifikuara dhe ne përqëndrohemi për të shtuar gatishmerinë për festat dhe rastet që mund të jenë në urgjencë sepse kemi patur raste nga vitet e kaluara dhe na duhet që të përqëndrohemi sa më mirë. Nëse i referohemi shkresës që është publikuar nga PD në të vërtetë i bie që të jetë vetëm një ditë e anuluar për operacionet e planifikuara që është data 30 sepse më pas ditët e tjera janë pushim dhe askush në ditë pushimi dhe ditë festash nuk planifikon operacione”- thotë ai.
Sipas tij, “asnjë operacion urgjencë që mund të jetë nuk pengohet në këtë ditë dhe spitali është në gatishmëri të plotë”.
Në përgjigje të ish-deputetit të PD-së, Spahia, drejtori thekson se e “ai është edhe mjek dhe me një bisedë të thjeshtë dhe me dashamirëse mund ta kishte kuptuar se nuk ka asnjë urdher as nga ministria dhe as nga ne, por është thjeshtë një komunikim për mirëmenaxhimin e situatës dhe vënien në gatishmëri të spitalit për ditët e festave ku ngarkesa dhe rastet në urgjencë mund të jenë më të mëdha”.
Drejtori shton më tej se “kjo po shfrytëzohet maksimalisht politikisht por nuk është koha për të bërë politikë, nuk duhet të ketë panik dhe këtu punohet normalisht edhe në ditet e festave për të përballuar të gjithë fluksin që do kemi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



