E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anulohet sekuestrimi i pasurive të Alfred Pezës
Lajme

Anulohet sekuestrimi i pasurive të Alfred Pezës

Peza rrëzon Prokurorinë në Gjykatën e Lartë, anulohet sekuestrimi al

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza.

Vendimi sapo është marrë në këtë gjykatë dhe bëhet fjalë për një shumë parash që arrin deri në 500 mijë euro.

Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkoi në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Anëtari i parlamentit nga radhët e mazhorancës po hetohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

Kërkesa për sekuestro u bë sipas ligjit antimafia. Sipas prokurorisë, nga hetimet disa mujore, ka rezultuar deputeti i mazhorancës, nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e tij.

Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale, sipas së cilës bashkëshortja e tij, kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollar për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

Prokuroria e përgjithshme e vuri emrin e Alfred Pezës, në regjistrimin e personave që u atribuohet vepra penale dhe kërkoi dëshminë e tij. Ligjvënësi socialist jashtë dyerve të prokurorisë deklaroi për mediat se çdo qindarkë të pasurisë së tij e ka fituar me punë të ligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.