E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anulohet vizita e kryeministrit grek në Shqipëri, zbulohet arsyeja
Lajme

Anulohet vizita e kryeministrit grek në Shqipëri, zbulohet arsyeja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nuk do të vijë në Shqipëri, sikurse ishte paralajmëruar. Arsyeja e anulimit të vizitës janë kushtet atmosferike.

“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, shkruajnë mediat greke, referuar njoftimit të qeverisë.

Ai do të vizitonte Shqipërinë së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kostas Fragogiannis.

Mitsotakis do të takohej me kreun e qeverisë Edi Rama si dhe do të vizitonte zona në Shqipëri, ku ka minoritet grek.

Gjithashtu do të takohej edhe me kryepeshkopin Anastas. Pak ditë më parë në Greqi ishte kryediplomatja Olta Xhaçka, e cila takoi homologun Dendias dhe ndër të tjera diskutuan për çështjen e detit. Por nuk u dhanë detaje nga diskutimet për këtë çështje të rëndësishme.

Qeveria shqiptare dhe greke kanë vendosur që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata e Hagës me kërkesë të Athinës zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.