E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anxhela Peristeri   humbi 16 kilogramë, hoqi dorë  nga brumërat(FOTO)
Publik News

Anxhela Peristeri humbi 16 kilogramë, hoqi dorë nga brumërat(FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri, kohët e fundit është shfaqur me një imazh krejt të ri.

Në profilin e saj në “Instagram”, së fundmi Anxhela ka publikuar disa fotografi mjaft të bukura, ku kanë ngjallur dyshime për “Photoshop”.

 

anxhela

Por siç ka treguar ajo nuk ka të bëjë aspak “Photoshop”-i. Prej 7-muajsh këngëtarja i është nënshtruar një diete që po e mban me rigorozitet.

Një ditë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ku moderatori Arian Çani e pyeti se si ia ka dalë të humbasë kaq shumë peshë.

anxhela1

“Faktikisht, duket sikur është shumë e vështirë të dobësohesh. Por faktikisht, nuk është e vështirë. U bënë 7 muaj tanimë”, tha Anxhela.

Këngëtarja e njohur u shpreh se përveç stërvitjes, ka një ushqim të caktuar që e ka eliminuar krejtësisht nga regjimi i saj.

“Por, duhet të vazhdosh stërvitjen dhe sigurisht, të eliminosh në mënyrë drastike brumërat”, ishte këshilla e Anxhelës.

anxhela1anxhelaanxhela1anxhelaanxhelaAnxhelaanxhela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.