E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anxhela Peristeri me shqiponjë dykrenare në Eurovision
Publik News

Anxhela Peristeri me shqiponjë dykrenare në Eurovision

Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit dhe në një dalje para mediave në Rotterdam rreth 1 javë më parë, bëri simbolin e shqiponjës

Veprimi i saj nxiti reagimin e mediave serbe që e kanë quajtur skandal dhe provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”- ishte titulli i “Novosti”.

Në artikullin e publikuar nga media serbe shkruhet se “në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të ‘Eurovisionit’ ndodhi një skandal. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare”. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo publikoi foto me të njëjtën temë një javë më parë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.