Apartamenti 430 mijë euro, Celibashi dhe pasuria e tij “faraonike”
Nga shitja e një apartamenti 271.73 metra katrorë për 430 mijë euro në vitin 2024, te lëvizjet e konsiderueshme në llogaritë bankare gjatë vitit 2025. Deklaratat e pasurisë së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dhe familjarëve të tij përmbajnë një sërë transaksionesh në euro, lekë dhe dollarë, si dhe huadhënie e të ardhura të tjera.
Celibashi, i cili drejton institucionin përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka deklaruar për vitin 2025 të ardhura neto nga paga në KQZ në vlerën 3,723,532 lekë, që përkthehet në rreth 310 mijë lekë në muaj.
Por në deklarimin e pasurisë së tij figurojnë edhe lëvizje të tjera financiare.
Një prej llogarive bankare rezulton me shtim prej 124,386.05 eurosh, me burim të deklaruar “të ardhura”. Në një tjetër llogari figuron shtim prej 137.71 eurosh, ndërsa janë deklaruar pakësime prej 18 eurosh dhe 726.26 eurosh.
Në një llogari në monedhën shqiptare është deklaruar pakësim prej 4,686,821.06 lekësh.
Krahas këtyre, Celibashi deklaron edhe një huadhënie prej 50 mijë eurosh.
Vajza me aksione dhe disa llogari bankare
Në deklarimin e pasurisë së vajzës së Celibashit figuron zotërimi i 100% të aksioneve të shoqërisë CC LAW, me vlerë të deklaruar 4.6 milionë lekë.
Nga aktiviteti profesional në këtë shoqëri, ajo ka deklaruar për vitin 2025 të ardhura neto nga paga në CC LAW SHPK në vlerën 1,685,000 lekë.
Në deklarim renditen edhe disa llogari bankare, me gjendje të raportuara më 31 dhjetor 2025.
Në euro janë deklaruar:
- 29,186.73 euro
- 15,008.69 euro
- 11,236.74 euro
- 19.68 euro
Ndërsa një llogari rezulton me 3,025.53 dollarë.
Në lekë figurojnë:
- 1,938,912 lekë
- 734,120.22 lekë
- 519,498.78 lekë
- 255,559.40 lekë
- 38,803.37 lekë
Në deklaratë janë evidentuar edhe dy llogari të mbyllura, njëra me vlerë 4,306,869.56 lekë dhe tjetra me 2,447.47 euro.
Po ashtu, është deklaruar një shtim prej 463.62 eurosh në depozitë, me burim të ardhurat nga interesat.
Lëvizjet financiare të bashkëjetueses
Vlerat më të larta të deklaruara në vitin 2025 shfaqen në pasurinë e bashkëjetueses së Celibashit.
Në llogaritë bankare të saj janë deklaruar disa shtime në euro dhe lekë.
Në euro figurojnë:
- 201,999.10 euro
- 5,092.46 euro
- 124,386.05 euro, me pjesë takuese 50%.
Në monedhën shqiptare janë deklaruar shtime prej:
- 9,041,955.19 lekësh
- 2,855,096.60 lekësh
- 965,442 lekësh
- 528,793 lekësh
Ndërkohë, në deklarim figurojnë edhe pakësime të konsiderueshme të llogarive bankare, konkretisht 12,021,195.36 lekëdhe 5,057,123.80 lekë.
Në materialin e deklarimit përmendet gjithashtu një llogari e mbyllur me vlerë 1,467.14 lekë, me pjesë takuese 50%.
Bashkëjetuesja deklaron edhe një huadhënie prej 150 mijë eurosh.
Mbi 13.5 milionë lekë të ardhura të tjera
Një tjetër zë i rëndësishëm në deklarimin e bashkëjetueses janë të ardhurat e tjera.
Për periudhën janar-dhjetor 2025 janë deklaruar 13,549,443 lekë neto.
Përveç kësaj, në deklarim figurojnë edhe:
- 150 mijë euro të ardhura të tjera, më 9 qershor 2025;
- 51,998.50 euro të ardhura të tjera, më 23 maj 2025.
Apartamenti 430 mijë euro
Deklarimet e vitit 2025 vijnë pas transaksioneve të konsiderueshme të deklaruara nga Celibashi edhe për vitin 2024.
Sipas deklarimit të raportuar më herët, Celibashi kishte deklaruar shitjen e një apartamenti me sipërfaqe 271.73 metra katrorë, për shumën 430 mijë euro.
Në të njëjtin deklarim të vitit 2024 figuroi një llogari bankare me rreth 2.75 milionë lekë, si dhe një shtesë prej 238,995.73 eurosh.
Për vitin 2024, Celibashi kishte deklaruar gjithashtu një huadhënie prej 50 mijë eurosh dhe mbylljen e një huadhënieje tjetër në vlerën 155 mijë euro.
Në të ardhurat e deklaruara për atë vit figuronin edhe 6,800 euro nga qiraja, 4,719,600 lekë nga paga, si dhe 1,063,824 lekë të lidhura me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe deklarimi i bashkëjetueses për vitin 2024 përmbante shifra të konsiderueshme. Ndër të tjera, ajo kishte deklaruar një llogari me 5,443,013.80 lekë, një tjetër me 2,174,617.81 lekë, një shtim prej 238,995.73 eurosh dhe 37,703,683 lekë të ardhura të tjera.
Kështu, deklaratat e pasurisë për vitet 2024 dhe 2025 përfshijnë shitjen e një apartamenti prej 430 mijë eurosh, lëvizje të shumta në llogari bankare, huadhënie në vlera të konsiderueshme dhe të ardhura të tjera të deklaruara në euro e lekë.
Të dhënat janë pjesë e deklarimeve të pasurisë dhe, në vetvete, nuk përbëjnë konstatim për paligjshmëri të këtyre pasurive apo transaksioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




