E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO dënon Fran Frrokajn me 2 vite e 8 muaj burg
Lajme

Apeli i GJKKO dënon Fran Frrokajn me 2 vite e 8 muaj burg

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për çështjen Frrokaj dhe Cara Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen ndaj Fran Frrokaj, ish-kryebashkiak i Lezhës, dhe Bledar Carës.

Pas shqyrtimit të ankimimeve, gjykata ka vendosur: 1. Fran Frrokaj u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, dhe u dënua me 4 vjet burgim. Pas llogaritjes së uljes së dënimit, ai do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. 2. Bledar Cara gjithashtu u deklarua fajtor për “Shpërdorimin e detyrës” dhe u dënua me 2 vjet burgim. Pas shqyrtimit të ankimimit, dënimi përfundimtar është 1 vit e 4 muaj burgim. Po ashtu, iu dha një dënim plotësues, heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. 3. J.M., e pandehur për të njëjtën vepër penale, u dënua me 2 vjet burgim, ndërsa dënimi përfundimtar është 1 vit e 4 muaj burgim. Për të, ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe u caktua vënia në provë për 5 vjet, me kusht që gjatë këtij periudhe të mos kryejë vepra të tjera penale. Po ashtu, për të u caktua heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimimin e shoqërisë *** sh.p.k. kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet më.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.