E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj
Lajme

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj

Apeli i Gjykatës ë Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahamutajt, vëllait të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.

Deputeti i PD Kasem Mahmutaj

Përmes një njoftimi zyrtar, Apeli i GJKKO bën me dije se në seancën e kësaj të mërkure u la në fuqi vendimi për sekuestrimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj.

Njoftimi: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se vendimi për sekuestrimin e pasurive ka ardhur pas pas një hetimi pasuror të kryer nga SPAK mbi pasuritë e Gazmend Mahmutaj. Ky i fundit u gjet fajtor dhe u dënua gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucionit në Itali. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda, numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet saktësuan se nga deputeti Kasëm Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.

Ndonëse familjarët, përfshirë edhe deputetin, i deklaruan pasuritë si të ardhura nga emigracioni, Gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasëm dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit, Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me 8 vjet burg në të njëjtin vit. Ndërkohë që në vitin 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjarëve të tij u vendosen nën kontrollet e OFL (Operacionit Forca e Ligjit) e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në Gjykatë me kërkesë bllokimi të të gjitha pasurive që sipas prokurorëve të çështjes nuk justifikoheshin. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij iu është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.