Apeli i GJKKO-së dënon ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.
Ish-kryebashkiaku është dënuar me 18 muaj burg për “shpërdorim detyre”.
Ai akuzohet se ka lejuar hapjen e një rruge në zonë pyjore, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Dëmi që i është shkaktuar shtetit përllogaritet në 234,007,500 lekë.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Ai mbajti detyrën si kryebashkiak deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi në garën për mandatin e tretë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



