E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i Posaçëm kthen në burg Namik Simixhiun për inceneratorin e Tiranës
Lajme

Apeli i Posaçëm kthen në burg Namik Simixhiun për inceneratorin e Tiranës

Apeli i Posaçëm kthen në burg Namik Simixhiun, i akuzuar nga SPAK për Inceneratorin e Tiranës.

Simixhiu po hetohej në masën “arrest në shtëpi”. Ai kundërshtoi këtë masë në Apel, për një masë më të bute, por Apeli vendosi ta ashpërsojë masën në “arrest në burg”.

Simixhi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarDhimitër Lara, sot më 05.07.2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin eProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,ndaj shtetasit nën hetim N.S.,disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,për të hetuarin z.N.S., duke urdhëruar:
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.