E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i Posaçëm lë në fuqi bllokimin e pasaportës për Ballukun
Flash

Apeli i Posaçëm lë në fuqi bllokimin e pasaportës për Ballukun

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën e sotme. Njoftimi u bë për mediat nga avokati i Ballukut, Ardian Kalia, ndërsa zv/kryeministrja tashmë e pandehur nga SPAK mbrohet edhe nga Pamela Qirko, e cila është edhe motra e saj.

Apeli i GJKKO ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet në themel për këtë rast.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, e cila prej javësh është zyrtarisht e pandehur.

“Apeli i Posaçëm shqyrtoi ankimimin e Ballukut dhe 2 vartësve të saj. Sipas deklaratës së bërë nga avokati, Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit. Kjo pjesë e vendimit mbetet në fuqi sepse e ka konsideruar në ligj dhe në prova. Sa i takon pjesës së vendimit të pezullimit të ushtrimit të funksioneve, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të pezullojë shqyrtimin derisa Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë në themel. GJK ka vendosur ta shqyrtojë çështjen në seancë plenare publike në datën 22 janar. Nëse kjo pjesë e e vendimit do të mbetet në fuqi dhe një zv/kryeministër apo ministër mund të pezullohet gjatë ushtrimit të funksionit teksa ndodhet në hetim, Gjykata e Posaçme e Apelit do të mblidhet sërish për ta shqyrtuar”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.