E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i Vettingut i “pret kokën” gjyqtarit të lartë
Lajme

Apeli i Vettingut i “pret kokën” gjyqtarit të lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli, i cili kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte i kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, përcjell shqiptarja.com.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që gjyqtarit iu zbuluan probleme me pasurinë, jo vetëm për disa apartamente, por edhe për blerjen e një vile në një zonë rezidenciaale, ndërsa më herët i është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët vijojnë të monitorojnë procesin e Vettingut.

“Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2018”, – thuhet në njoftimin e KPA-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.