E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin, vrau bashkëjetuesen me thikë
Lajme

Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin, vrau bashkëjetuesen me thikë

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasanr, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2022, rreth orës 00:53, ku në lagjen Skëndërbej, Elbasan, i pandehuri me iniciale R. M ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen me iniciale J. E, nënë e dy fëmijëve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmElbasan, me vendimin nr. 13-2023-2613 (364), datë 26.07.2023 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me burgim të përjetshëm.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M  fillon nga dita e arrestimit në flagrancë datë 31.07.2022 dhe dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal.. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Tiranë, më 28.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.