E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli ndryshon dënimin për ish-zv.drejtorin e Burgjeve
Lajme

Apeli ndryshon dënimin për ish-zv.drejtorin e Burgjeve

Ish-zv.drejtori i Burgjeve Iljaz Labi është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit ndryshoi dënimin me 3 vite burg, të dhënë nga Krimet e Rënda për Labin.

Pavarësisht dënimit, Labi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi e ka shlyer gjatë periudhës së paraburgimit.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar 5 vite burg për Labin, por marrja e statusit të dëshmitarit ka bërë që të ulet dënimi.

Iljaz Labi akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve brenda burgut.

Në lidhje me këtë ngjarje, Krimet e Rënda kanë dënuar me 5 vite burg Artur Zoton. Ish-drejtorin e burgjeve.

Ky i fundit së bashku me Labin, zhvillonin konkurime fiktive për tenderat e vezëve dhe bulmetit.

Sipas organit të akuzës, Labi dhe Zoto, kanë qenë në dijeni të tenderave korruptivë dhe kanë rënë dakord për këtë situatë, në këmbim të një shume prej 20 milion lekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.