E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli nxjerr nga qelia ish-shefin e Aksidenteve, Zeka mbetet në burg
Flash

Apeli nxjerr nga qelia ish-shefin e Aksidenteve, Zeka mbetet në burg

Apeli i Posaçëm liron nga qelia shefin e sektorit të aksidenteve në Policinë Rrugore, Sokol Novakun.

Shkalla e dytë e gjyqësorit caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Ndërsa ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka do të vijojë qëndrimin në qeli.

HETIMET

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga disa javë më parë (19 prill) në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë arrest me burg për të tre të dyshuarit.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest me burg më 22 prill për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, teksa për Tabakun ishte dhënë një ditë më herët. Të dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë mohuar akuzat.

Arrestimet e tyre u bënë më 19 prill, pas ngjarjes së ndodhur më 16 prill, ku u shkaktua aksidenti dhe u kërkuan 2 mijë euro që të mos arrestohej gruaja e biznesmenit.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.