Apeli për bashkëpunim me Ramën/ Basha i përgjigjet Flekenshtajnit: Investim Donkishotesk!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka replikuar në distancë me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein. Ky i fundit, gjatë një aktiviteti gjatë paradites vuri theksin tek bashkëpunimi politik për negociatat. Ndërkohë kryeopozitari Basha e cilësoi deklaratën “një investim Donkishotesk”.
“Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për cdo gjë veçse për problemin”, tha Basha gjatë një takimi me të rinjtë.
“Problemi këtu nuk është intimidimi i opozitës. Këtu nuk është problem i komunikimi qeveri opozitë, nuk është këtu përballja qeveri- opozitë problem. Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia. Ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë! Të tjerat janë për ti hedhur hi syve. Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës”, shtoi ai.
Fjala e plotë e Bashës
Forca e pushtetit të tij nuk është vota e qytetarëve, nuk janë projektet për njerëzit. Është pakti me krimin. Krimi është vegla që e mban në pushtet. Për ne është fare e qartë, është mirë që shqiptarët të përballen me të vërtetën. Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për cdo gjë veçse për problemin. Problemi këtu nuk është intimidimi i opozitës. Këtu nuk është problem i komunikimi qeveri opozitë, nuk është këtu përballja qeveri- opozitë problem. Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia. Ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë! Të tjerat janë për ti hedhur hi syve. Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës.
Në qoftë se do të vazhdojmë të kemi ministra të brendshëm të lidhur me krimin, nëse do të kemi një kryeministër i cili bën ligje të posaçme për të grabitur pronën publike, teatrin, që të pastrojë lekët e drogës me kullat, lekët e Yaris me kullat. Në qoftë se këtu kemi e do të vazhdojmë të kemi një drejtësi që nuk I ndëshkon politikanët e lidhur me krimin, I mbron ata, që merret me justifikimin e krimit si e si ti inkriminojë denoncuesit e krimit në vend që të merret me kriminelët. E dëgjuat se cfarë bënë sot me regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafës? Dy ,muaj u munduan të ja veshin Italianëve, kur italianët nuk ua morën përsipër tani do shkojnë ta çojnë në një laborator tjetër. Por e kotë është ajo se analizën politikë ia ka bërë laboratori i Surrelit
Ndërsa analizën e vërtetë ia kanë bërë të gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë fare mirë se ai është regjistrim autentik ku vëllai I ministrit të Brendshëm vazhdon të bëjë trafik droge në Vlorë dhe nuk ka vlonjat që nuk e di këtë. Këta duan të bëjnë budallenj gjithë Vlorën dhe pastaj gjithë Shqipërinë. Pse? Që të mbajnë Fatmir Xhafën. Për Fatmir Xhafën, për Saimir Tahirin, për Taulant Ballën, për Habilajt, për Balilajt I kanë mbyllur dyert vendit.
Prandaj rruga është fare e qartë. Për ata që bëjnë leksione jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë, janë fare aut dhe ju ka mbaruar koha.
Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës. Partia Demokratike e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave duke parë të vërteta në sy, duke u thënë europianëve kështu siç thoni ju dhe pikërisht se është kështu siç thoni ju, na duhet ndihma juaj dhe hapja e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t’I mbajtur përgjegjësit. Por nuk mjaftoi as kërkesa jonë as aspirate e gjithë shqiptarëve sepse realisht asnjë vendi nuk I janë hapur negociatat në këto kushte ku është Shqipëria sot.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra e parë është të çlirojmë politikën nga krimi dhe çlirimi I politikës nga krimi nuk vjen dhe nuk do të vijë duke I dhënë indulgjencë, klemencë, falje Edi Ramës, por duke I treguar Edi ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me krimin, derën! Duke e larguar këtë qeveri. Vetëm kjo, vetëm çlirimi I politikës nga krimi na çon tek hapja e negociatave. Çlirimi I ekonomisë nga oligarkët. Pesë oligarkë e kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë, që pastron paratë e pista të drogës, për llogari të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe të tjerëve, ky merr çdo tendër. Edhe një tender për pesë zyra që duhen rregulluar, prapë ky e merr. S’ka biznese të tjera të mesme e të vogla? Pesë apo dhjetë punëtorë që mund të punojnë?
Jo! Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi I vogël po shkon kokëposhtë. Pesë oligarkë që marrin gjithçka! Kjo do të marrë fund. Me ne kjo do të marrë fund. Ashtu siç do ta çlirojmë politikën nga krimi, ashtu do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët. Dhe gjithçka që kanë marrë me kontrata abusive, korruptive apo me ligji si ky që duan të kalojnë në Parlament diten e enjte, duan ta kalojnë në Parlament kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese ta pranojë një ligj të tillë. Gjithçka që kanë ndërmarrë, gjithçka që kanë bërë ne do ta zhbëjmë. Me ligj duan ta marrin teatrin por nuk do t’I lejojmë. Në qoftëse hedhin këtë hap, do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës në Parlament dhe të qytetarëve. Dhe ju ftoj dhe ju si rini meqë jeni sot këtu, që në orën 7-7.10 ti bashkangjiteni artistëve atje, se nuk do ti lëmë vetëm ne artistët. Artistët e vërtetë nuk do ti lëmë vetëm ne. në atë project grabitjeje monstruoze ku do të pastrohen paratë e drogës, ku 50 përqind do ti marrë Edi Rama, 200 milion euro fitim! Prandaj vijnë makinat e mbushura me euro, se do të pastrohen atje e kudo tjetër ku do të ngrihen kulla nëpër Tiranë.
Pra asnjëherë nuk ka qënë më e qartë rruga. Asnjëherë nuk ka qënë më dinake përpjekja për t’u treguar shqiptarëve se u happen, nuk u happen, kapitulli, puna përgatitore, screening jo screening. Nuk happen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën. Nuk happen negociatat me një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Nuk happen negociatat me një ekonomi të drogës dhe të krimit. Nuk hapen! Sa ç’u happen në 2016-ën, sa ç’u hapën këtë qershor, aq do të happen edhe në qershorin tjetër. Por ne e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Kujtoni kurajon e atyre disa mijëra të rinjëve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës. Dhe me kurajon e tyre të bëjmë atë që na takon sot. Dhe ajo që na takon sot, po jua them edhe njëherë, është përballja.
Përballje, përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës. Europë do të thotë e vërtetë, jo mashtrime. Europë do të thotë dinjiteti I individit jo tallja, përbuzja, poshtërimi I qytetarëve. Europë do të thotë liri! Këto janë vlerat europiane, këto janë vlerat tona si demokratë. Këto janë dhe vlerat e shqiptarëve.
Në kuptim se çfarë do të sjellë kjo për ju si të rinj!? Ju tani gjithë kohën tuaj e harxhoni për të.. e keni mendjen vetëm për të ikur apo të përgatiteni sa më mirë për të ikur dhe kjo është një dramë e madhe. Sepse po iku rinia, nuk ka betejë që fitohet pa rininë. Ky është një plan djallëzor I Edi Ramës. Ta zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët e në veçanti nga rinia. Ta zbrazi nga të aftët e të rrethohet vetëm nga kriminelë, hajdutë dhe njerëz të paaftë që ti bëjnë fresk Edi Ramës. E kundërta është sfida jonë: Si ta mbajmë rininë këtu! Çfarë mund t’u ofrojë Shqipëria rinisë. E para që mund ti ofrojmë njëherë janë kushtet për një shkollim europian. Dhe kjo fillon me një ligj të ri për arsimin.
Dje po lexoja lajmet në vendin ku unë kam studiuar, në Holandë. Tarifa e Universiteteve është standard për të gjitha universitetet, tani ishte diku te 2060 euro. Kur kam studiuar unë ka qënë sa gjysma e kësaj se ka qënë me gulden, afro 2000 gulden. Tani është 2060 euro! Imagjoni universitet e Holandës janë në mënyrë konstante tek 50-100 universitetet më të mira të botës. 2060 euro! Dhe tani kishin marrë një masë që për dy vitet e para të tudimit ta përgjysmojnë, do të jetë 1000 euro për të hyrë në vitin e parë. Po ne që kemi nevojë më shumë se kurrë t’u japim mundësi për arsim kualitativ rinisë, ne I rrisim tarifat nga viti në vit. Pse? Që të mbushin xhepatoligarkët që marrin PPP-të e koncencionet. Se lekët e tarifave nuk po shkojnë për asgjë tjetër, po shkojnë vetëm për buzkuq electoral, për pllaka që dalin me shiun e parë dhe për të mbushur xhepat e oligarkëve. Ja pra, ja ku është marzhi i ndryshimit. I japim fund kësaj praktike, t’I japim fund kësaj hajdutërie që e ka emrin Edi rama. Hajdutëria më e madhe në 28 vite e ka emrin Edi Rama, ja tha Fabian Pinderi, ju vërsul me sharje. Po të ja themi të gjithë sëbashku: Edi rama je hajduti më I madh në 28 vite. Paratë e drogës, paratë e krimit, paratë e shqiptarëve I ke përdorur vetëm për pushtetin tënd, tani do të të vëmë kufirin tek thana. Rruga e vetme për të ndryshuar është që këto para të ua kthejmë njerëzve.
E me këto para ne, e para punës mund të ulim tarifat universitare dhe ne do t’I ulim tarifat universitare. Të mos ketë asnjë djalë apo vajzë në Shqipëri që nuk studion dot sepse prindërit nuk përballojnë tarifat. E dyta, do të ndjekim një praktikë që është praktika europiane. Në vend që të paguajmë oligarkët e korruptuar me koncencione dhe PPP-ëra, Edi ramës me 12 hajdutë, ne do të paguajmë stazhe për të gjithë ata që do të mbarojnë universitetin me rezultate të mira, në mënyrë që për një vit me pagesë nga shteti ata të kenë të garantuar një vit praktikë që do të lehtësojë shumë mundësinë e tyre për të hyrë në tregun e punës. Fatura për të paguar diçka të tillë është krejtësisht e përballueshme. Ja pra që e kemi zgjidhjen! Ajo që mungon sot është një qeveri që mendon për ju. Është një qeveri që ju ofron një model europian.
Unë ju siguroj ju se Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk kemi asnjë model tjetër, përveç modelit europian. Unë nuk njoh model tjetër përveç modelit europian. Nuk kam ndenjur ndonjëherë me kriminelë, për mëngjes, për drekë dhe për të darkë siç rri ky dhe as kam ndërmend të rri. Dhe e dyta, jo vetëm që e njohim dhe përqafojmë vlerat e modelit europian, por kemi dhe vullnetin dhe këtë e kemi bërë. E kemi dhënë këtë provë për heqjen e vizave. Kemi vullnetin për t’I shkuar deri në fund kësaj rruge. Ajo që na duhet është që gjithë shqiptarët vullnetmirë të bashkojnë forcat sepse rrugë të shkurtër oër në europë nuk ka! Rruga kalon vetëm përmes largimit të krimit nga politika, që do të thotë as më pak e as më shumë veç largimit të Edi Ramës nga qeverisja.
Prandaj të gjitha ata që investohen në propagandë, pavarësisht nëse flasin në shqip apo në anglisht dhe që mendojnë se problemet zgjidhen kur opozita dhe qeveria të bëjnë valsin e lumturisë, ta harrojnë. Opozita ka një detyrë, PD ka një detyrë. Ti prijë opozitës, t’I prijë qytetarëve dhe të largojmë krimin nga politika. Të largojmë Edi Ramën nga qeveria.
U zgjata pak, apo kemi edhe një çerek ore. Atëherë po e dorëzoj mikofonin tek rinia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



