E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli për ndihmë: Edhe 2 ditë rezerva gjaku për fëmijët talasemikë, kërkohet ndihmë urgjente
Publik News

Apeli për ndihmë: Edhe 2 ditë rezerva gjaku për fëmijët talasemikë, kërkohet ndihmë urgjente

Situata e krijuar nga koronavirusi ka sjellë edhe shterimin e rezervave të gjakut për fëmijët talasemikë.

Rreth 600 fëmijë që e kanë të domosdoshme transfuzionin e gjakut, po përballen me vështirësi të shumta, pasi sipas mjekëve rezervat e gjakut janë të mjaftueshme edhe për vetëm 2 ditë.

Ata i bëjnë apel qytetarëve që të ndihmojnë duke dhuruar gjak, pasi situata është e vështirë dhe duhen marrë masa urgjente.

Mjekët thonë se numri i dhuruesve ka pësuar rënie, ndërsa ka edhe shqetësime nga ata që marrin gjakun, pasi tremben edhe nga përhapja e koronavirusit.

Ata shprehen se dhuruesve të gjakut u bëhet një pyetësor nëse kanë patur kontakte me persona që kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe u matet temperatura, në mënyrë që të sigurohen se ata janë të shëndetshëm, për të vazhduar më pas me marrjen e gjakut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.