E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli për opozitën, ç’njoftoi Komisioneri i ri për negociatat me BE
Publik News

Apeli për opozitën, ç’njoftoi Komisioneri i ri për negociatat me BE

Lajme të mira ka dhënë Komisioneri për Zgjerim u BE-së, Olivér Várhelyi, nga konferenca e përbashkët për mediat, me kryeministrin Rama, në vizitën e tij të parë në Tiranë.

 

Ai ka theksuar se shpreson shumë që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit e për këtë ka deklaruar se po “punojmë me kryeministrin por edhe me shtetet anëtare”.

“Të vazhdohen reformat që po kryhen. Sot Kryeministri njoftoi për një element të ri, domosdoshmëri absolute, por pasi të jenë çelur negociata ju do ta shihni që do të jenë të nevojshme reforma edhe më dinamike. Unë e kam mirëpritur angazhimin e qeverisë lidhur me këtë çështje”- tha ai.

Një apel e ka për të gjithë klasën politike në vend. “Duhet që gjitha partitë politike në vend të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet se është e qartë që pa mbështetjen  të gjitha partive nuk do të jetë e mundur të ketë përparim dhe unë do të flas edhe me opozitën sot që të na ndihmojë që këtë cështje ta bëjmë sukses dhe ta përdorim këtë mundesi edhe më tej pasi të jenë çelur negociatat”- tha ai.

Komisioneri ka vlerësuar punën e bërë me vetingun, duke theksuar se “ Vetingu ka treguar vendosmërinë por edhe rezultat për të zbatuar këtë reformë, mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe ky është një gur shumë i rëndësishëm, janë lajme të mira, por ka ende sfida përpara, duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin e për këtë duhet të punojmë së bashku”.

Duke çmuar punën e bërë nga Shqipëria, ai ka ndarë edhe një lajm të mirë. “Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi cuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt”- tha ai.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.