E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli rrëzon Gjykatën e Lezhës për pronësinë e Ranës së Hedhun: I hap rrugë regjistrimit si pronë shtet
Lajme

Apeli rrëzon Gjykatën e Lezhës për pronësinë e Ranës së Hedhun: I hap rrugë regjistrimit si pronë shtet

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, duke i hapur rrugë regjistrimit si pronë shtet të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin, e për të cilin u dënuan disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

lEZHEGazetari Elidon Ndreka raporton për News 24 se Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë të kalimit në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Rana-e-Hedhun2

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj siperfaqeje në favor të shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.