Apeli ‘rrëzon’ PD-në e Alibeajt/ Nuk pranon shkarkimin e gjyqtares nga çështja e statutit
Gjykata e Apelit “ka rrëzuar” grupin e vulës.
Mësohet se gjyqtarja Edlira Petri ka rrëzuar kërkesën për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerrja nga çështja e statutit të PD-së.
Grupi i deputetëve që kanë vulën u hodh në sulm ndaj gjyqtares, me pretendimin se çështja mund të paragjykohet nga kjo e fundit.
Kërkesa për përjashtim ishte paraqitur nga përfaqësuesi i PD-së, avokati Rezart Thupi, ndërsa ishte nënshkruar nga Gazment Bardhi.
Thupi ka qenë kryetar i partisë së Ben Blushit në Durrës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



