E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë për ekstradimin e Ilir Bajrit drejt Italisë
Lajme

Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë për ekstradimin e Ilir Bajrit drejt Italisë

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimit drejt Italisë, të shtetasit Ilir Bajri.

 

 

Me vendimin e marrë sot nga relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anetare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, kërkohet që çështja të rigjykohet nga një tjetër trup gjykuese.

Gjykata e Apelit Shkoder arsyeton ne vendimin e saj, se Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tille duhet te prishet dhe çështja te kthehet për rigjykim ne atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Pritet qe me zbardhjen e Vendimit te Gjykatëse se Apelit Shkodër çështja të kthehet përsëri për gjykim ne Shkalle te Pare.

Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018.

Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajri në shtetin italian pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” duke e dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.