Apeli/100 njerëz janë të bllokuar në qendrën tregtare ‘City Park’.
U njoftua se po mxirreshin prej vendit ku ishib bllokuar por nga telefonatat e qytetareve mesojme se edhe ne kete ore 01:21 pas mesnate ata jane te ngujuar ne ambjentet e ‘City Park’.
Pavarësisht forcave të shumta të zjarrfikësve dhe ushtrisë që janë në terren prej orësh, më shumë se 100 njerëz janë të bllokuar në qendrën tregtare ‘City Park’.
Qytetaret kane kërkuar disa herë ndihmë nga organet shtetërore, por ato ende nuk kanë mbërritur aty, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.
Në mesin e të bllokuarve ka edhe fëmijë dhe gra të cilët janë të lagur dhe të paushqyer prej disa orësh.
Qytetarët bejnë apel që instancat shtetërore të ndërhyjnë dhe të çojnë sa më shpejt mjetet për ti nxjerrë ata nga vendi ku janë të bllokuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



