Aplikimet për viza, ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë në proces aplikimi për vizë amerikane, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenëv ekstremisht të kujdesshëm me informacionin që përfshijnë në dokumentet e tyre.
Në qendër të njoftimit është përputhja e barkodit midis formularit të aplikimit DS-160 dhe konfirmimit të takimit për intervistë në ambasadë.
“KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës.
Ambasada thekson se, në rast se barkodet nuk përputhen dhe kjo nuk korrigjohet brenda 48 orëve përpara datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht.
Në një rast të tillë, aplikanti duhet të caktojë një takim të ri për të vazhduar me procesin e aplikimit për vizë.
❗ Çfarë duhet të bëjnë aplikantët?
Verifikoni me kujdes që barkodi i formularit DS-160 të përputhet me atë të përdorur gjatë rezervimit të takimit.
Nëse vëreni mospërputhje, ndërroni barkodin në kohë, përpara afatit 2-ditor nga data e intervistës.
Mosparaqitja me dokumentacion të saktë do të rezultojë në anulim të menjëhershëm të intervistës dhe shtyrje të procesit të vizës.
Ky paralajmërim vjen si pjesë e përpjekjeve të Ambasadës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e procesit të vizave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



