E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Apple” dhe “Windows”  sjellin 3 aplikacione të reja
Lajme

“Apple” dhe “Windows” sjellin 3 aplikacione të reja

Apple është raportuar se së shpejti në një bashkëpunim me Windows do të sjellë në treg 3 aplikacione të reja.
Microsoft në programin e Windows 11 ka shtuar aplikacionet si Apple Music, Apple TV dhe Apple Devises, të cilat do të përdoren nga përdoruesit e iPhone dhe jo vetëm.

Apple Music do t’u japë akses të gjithë abonentëve të shërbimit për të dëgjuar muzikën që dëshirojnë i ngjashëm me aplikacionin Spotify , ndërsa në të njëjtën kohë do të ruaj edhe muzikën që keni në kompjuterin tuaj.

Aplikacioni Apple TV do të ofrojë gjithçka që ka versioni ueb i shërbimit të transmetimit, dhe kjo do të thotë se ju do të mund të shikoni serialet dhe filmat tuaj të preferuar direkt nga kompjuteri juaj.

Gjithashtu duke qenë se do të mund të identifikoheni me Apple ID, do të mund të shikoni edhe filmat që keni blerë nga iTunes.

Nëpërmjet aplikacionit Apple Devices, do të keni mundësi të sinkronizoni të gjitha pajisjet tuaja Apple, si iPhone ose iPad, dhe të bëni kopje rezervë, të rivendosni dhe të përmirësoni sistemin operativ.

Për momentin, Windows 11 Insider Previeë Build funksionon vetëm në Amerikë dhe Microsoft tha se është në pritje të reagimeve të përdoruesve përpara se të vazhdojë me daljen zyrtare të aplikacioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.