E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARBANA OSMANI SHERR ME DREJTORIN BEN BLUSHI, BRAKTIS EMISIONIN ‘DUA TË TË BËJ TË LUMTUR’
Lajme

ARBANA OSMANI SHERR ME DREJTORIN BEN BLUSHI, BRAKTIS EMISIONIN ‘DUA TË TË BËJ TË LUMTUR’

Nga kanali më i madh televiziv Top Channel vjen një tjetër lajm. Arbana Osmani, moderatorja e njohur e TCH, me një karrierë mbi 2 dekada në këtë televizion, ka braktisur kanalin televiziv dhe ka lënë në mes edhe transmetimin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, thonë burimet për newsbomb.al.

Shkak sipas burimeve të informacionit nga TCH, ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes drejtorit dhe moderatores, por lajmi i largimit të saj, ka marrë dhenë menjëherë brenda gjigandit mediatik.

Arbana Osmani, moderatore e shumë spektakleve në TCH, u bë e njohur me Big Brother Albania, një produksion që e ka moderuar në gjithë vitet e qëndrimit aty. Kohët e fundit, ishte fokusuar te projekti ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Pasi për të janë shkruar shumë lajme kohët e fundit edhe mbi jetën e saj private, duket se Arbana Osmani, i ka dhënë fund një bashkëpunimi shumë vjeçar, që kishte nisur që herët, me themelimin e këtij televizioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.