E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ahmetaj e ka përfituar azilin politik në Zvicër
Lajme

Arben Ahmetaj e ka përfituar azilin politik në Zvicër

Arben Ahmetaj e ka përfituar azilin politik në Zvicër.

Gjatë diskutimit, Shehaj u shpreh se edhe intervista me gazetarin Çim Peka është dhënë me miratimin e autoriteteve ligjzbatuese që i kanë dhënë edhe azilin politik, Arben Ahmetajt.

‘Arben Ahmetaj humbi mandatin e deputetit, dhe automatikisht bie dhe pasaporta. Arben Ahmetaj, që nuk ka nevojë Çimi të njoftojë SPAK, sepse të garantoj, se kur përfitohet azili politik, që ka përfituar Arben Ahmetaj, njoftohet dhe shteti.

Azili politik nuk është si të fitosh gjyqin në Strasburg. Azili politik, ai që e fiton dhe që e ka marrë ka dhënë disa letra atje.

Azil politik ka marrë Arben Ahmetaj dhe Adriatik Llalla. Pra po flasim për ish-kryeprokurorin e vendit, që di çdo zullum se çka bërë çdo pushtetar i këtij vendi, dhe Arben Ahmetaj, zv/kryeministri i këtij vendi, njeriu më i pushtetshëm, njeriu më fajtor për bërjen e shumë zullumeve.

Por mbi të është gjithmonë Edvini që përfitonte bashkë me të.

Ato shërbimet që përmendin këta rilindasit janë pjesa kryesore që ti merr azilin politik. Për mua dhe intervista e dhënë nuk mund të ketë ndodhur pa miratim, nga autoriteti që ka lëshuar azilin politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.