E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Arben Ahmetajt i është prerë bileta vetëm vajtje, ja ç’pritet …’
Lajme

‘Arben Ahmetajt i është prerë bileta vetëm vajtje, ja ç’pritet …’

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mund të shkarkohet nga posti qeveritar. Paralajmërimi është bërë nga gazetari Denis Dyrnjaja, sipas të cilit së shpejti ministrit Arben Ahmetajt mund t’i prihet bileta e largimit.

‘’Gojët e liga” flasin se qeveria nuk i ka punët mirë me financat ndaj ministrit të linjës i është prerë një biletë vetëm vajtje. Ndoshta Arben Ahmetaj po bëhet gati për suksese në jetë!”, shkruan Dyrnjaja.

Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri drejtojnë dy nga institucionet më të mëdha në vend, madje me strukturën e re që u aplikua, dikasteret e tyre u quajtën edhe super-ministri.

Ahmetaj është akuzuar ashpër nga opozita lidhur me inceneratorët, por kritika lidhur me politikat e ndjekura nga institucioni që ai drejton janë shprehur edhe nga organizamt ndërkombëtare.

Gjithashtu ministri i Financave ka pasur përplasje edhe brenda vetë grupit parlamentar socialist lidhur me tarifën e përcaktuar në marrëveshjen mes qeverisë dhe konçensionarit përsa i takon Rrugës së Kombit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.