E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Arben Frrokut do të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Lartë holandeze ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri, biznesmenit të dënuar me burgim të përjetshëm në vendin tonë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Vendimi i bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare për ekstradimet, rrëzoi kërkesën e bërë nga Arben Frroku për të qëndruar në Holandë me argumentin se në Shqipëri i është bërë gjyq politik. Kështu, gati një vit nga arrestimi i tij në Holandë, vendimi u dha në favor të palës shqiptare që kërkonte ekstradimin e tij.

Arben Frroku u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm në shkurt ë vitit 2013, të shefit të komisariatit të Kombinatit në Tiranë. Frroku mundi të dilte jashtë Shqipërisë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm në prill të vitit 2015, dhe ai shfrytëzoi lirinë deri në marrjen e vendimit nga Apeli në muajin qershor, për tu arratisur nga Shqipëria vetëm 6 ditë para vendimit që e dënoi me burg përjetë.

Pas vendimit të Apelit Frroku u shpall në kërkim ndërkombëtar, ku u arrestua në Holandë me pasaportë greke, me emrin Renato Tsepa. Ai u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve që autoritetet shqiptare i dërguan partnerëve holandezë.

Pak javë më parë edhe vëllai i Arben Frrokut, ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me 7.6 vite burg dhe ndodhet në qeli për akuzën e pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.