Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pa korruptuar, por u pushua nga puna dhe…
Gazeta gjermane “Tageszeitung”: Mafia e tokave në Shqipëri kërcënon me jetë prokurorin, e pushojnë nga puna
“Viktimë e korrupsionit”. Ky është titulli i gazetës gjermane “tageszeitung” në artikullin që i ka kushtuar një prokurori shqiptar, që sipas tyre i është rrezikuar jeta dhe ka humbur vendin e punës, pasi luftoi mafien.
Sipas gazetës, Arben Jorgaqi prokuror në Vlorë humbi punën si pasojë e hetimeve dhe faktit që kërkoi arrestimin e disa persona të përfshirë në veprimtari kriminale. Prokurori në Vlorë kishte zbuluar manipulimin e disa dosjeve për truallin e tokës në bregdet nga kriminelë të veshur me petkun e biznesmenit dhe kërkesës për arrestimin e tyre mori vërejtje që më pas u pasuan me largim nga puna.
“Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pa korruptuar, por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet.”
Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës.Lufta me autoritetet përfundoi me “lirimin” e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit.
“As protestat në Tiranë nuk sollën gjë. Prokurori i Përgjithshëm, doli që është një mik i ngushtë i prokurorit në Vlorë. Prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra” shkruan gazeta. Prokurorit i rrezikohet jeta, pasi ai refuzoi që të merrte 300.000 euro si “kompensim” ndërsa tashmë fshihet duke ndërruar vazhdimisht banesën nga frika për vete dhe familjen. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën, shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafies së ndërtimit, ai është skeptik” mbyll shkrimin gazeta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


