E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Kraja kërkon arrestimin e Sali Berishës: Vendimi është firmosur nga dy prokurorë
Lajme

Arben Kraja kërkon arrestimin e Sali Berishës: Vendimi është firmosur nga dy prokurorë

Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës, Ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë.

Kraja

“Kundër një deputeti duhet të cakohet masa e arrestit me burg ose në shtëpi. Prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi”, tha Kraja.

Kraja parashtroi relacionin në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë.

Arben Kraja: Parashtrojmë relacionin në mbështetje të kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës për arrestimin, heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë, të deputetit Sali Berisha.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për veprën penale pastrimi produkteve të veprës penale. Më 2 Tetor 2023, në kuadër të këtij hetimi është vendosur ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personin në hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale, korrupsioni pasiv.

Kjo dizpozitë parashikon se kërkimi ose marrja e drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ose pranimi i një oferte dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet.

Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe   shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani.

Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim.

Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për përcaktimin e masës së Sigurimit. Këto masa janë konfirmuar tashmë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Ne kërkojmë dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Kërkojmë zëvendësimin e masës në arrest me burg, arrest në shtëpi. Kërkesa është firmosur nga prokurorë.

Arben Kraja u përgjigj se kërkesa për arrestimin e Sali Berishës në Kuvend ka ardhur për shkak se ai s’ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme.

Sokol Mëngjesi: Në periudhë nga caktimi i masave të sigurimit deri në momentin që flasim, a kemi prova konkrete për t’ia paraqitur këtij Këshilli ose Parlamentit se Berisha ka ndërmarrë veprime konkrete për tu larguar nga vendi, apo për të mos t’u përshtatur e nevojat e procedimit penal

Arben Kraja: Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu

Sokol Mëngjesi: A keni prova konkrete, që nga caktimi i masave të sigurisë, për të vërtetuar nëse ekziston rrezik që Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.