Çfarë i kërkoi Arbër Çekaj përfaqësuesit të ambasadës amerikane
Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pendehurve por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri. Sipas avokatit Maks Haxhia, CD me përgjime i vënë në dispozicion nga prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë. Kjo seance u ndoq edhe nga nje perfaqesues i ambasadës amerikane. Ishte vetë Çekaj i cili ka kërkuar në gjyqin e tij përfaqësues të ambasadës së SHBA, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”. Seanca e radhës do të mbahet në 4 mars.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



