E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbër Çekaj tenton arratisjen nga burgu së bashku me një tjetër
Publik News

Arbër Çekaj tenton arratisjen nga burgu së bashku me një tjetër

Dy të burgosur në burgun e “313-ës” në Tiranë kanë tentuar arratisjen ditën e sotme.  Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri  kanë tentuar të arratisen.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00. Ata kanë qenë në katin e tretë të paraburgimit në një dhomë ajrimi dhe ata kanë arritur të zbresin deri në katin e parë.

Ka qenë një efektiv i policisë në një nga kollonat e vrojtimit të burgut që i ka konstatuar dhe ka bërë thirrur dhe policët e tjerë për të bërë të mundur ndalimin e tyre.

Autoritetet e burgut po punojnë për hetimin e kësaj ngjarje teksa po merren në pyetje dhe dy të dënuarit për të zbuluar nëse janë ndihmuar nga brenda ose jo.

Deri më tani nuk bëhet fjalë për një arratisje në grup pasi nuk ka pasur të dënuar të tjerë që kanë dalë nga ambientet por janë veprime individuale të Çekajt dhe Pjetrit.

ARRESTIMI I ARBËR ÇEKAJT

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Çekaj u dënua nga apeli i GJKKO-së me 14 vite burg pasi kompanisë së tij iu kap një sasi prej 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës në Maminas. Asokohe Çekaj u arrestua në Gjermani dhe një vit më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë ku kanë filluar hetimet lidhur me transportin e kokainës.

ARRESTIMI I TË ATIT, SELIM ÇEKAJT

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë në muajin prill të këtij viti pasi kompanisë në zotërim të tij iu kap 49 kg kokainë në një kontenjer me banana. E njëjtë metodë trafiku  e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në  prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit. “Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në  rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontejner fshi- hej një sasi e konsiderueshme  lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘MERSIN’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.