Arbër Veliaj po paguan amerikanët që mbrojnë Veliajn
Arbër Veliaj njeriu që përfaqëson klientët përfitues të koncesioneve apo tenderave publike në qeveri dhe Bashkinë e Tiranës ka pranuar se ai po paguan një studio ligjore amerikane për të mbrojtur kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliajn.
Kështu konfirmohet dhe lajmi që janë paguar me qindra mijëra dollarë për studio lobimi nga SHBA.
“Sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt”, ka deklaruar Arbër Veliaj.
Sipas fakteve dhe provave të paraqitura dhe në vendimin e gjykatës Arbër Veliaj ka paguar kompanitë e Ajola Xoxës me dhjetëra milionë lekë. Gjithashtu vëllai i kryebashkiakut që nodhet në qeli ka paguar mediat që të dalin në mbrojtje të Veliajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



