E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbëreshët kërkojnë të ruajnë trashëgiminë kulturore në UNESCO
Bota

Arbëreshët kërkojnë të ruajnë trashëgiminë kulturore në UNESCO

Nga Komiteti drejtues e Presidenti i Fondacionit të Unical “Prof Papas Francesco Solano” professor Francesco Altimari është bërë me dije se arbëreshët në Itali kërkojnë të mbrojnë trashëgiminë e tyre.


Katedra e Albanologjisë në Universitetin e Calabrias dhe ajo në Universitetin e Palermos nën koordinimin e Fondacionit universitar “Prof Papas Francesco Solano” të Calabrias kanë dorëzuar në Komitetin Italian të Helsinkit kandidaturën që ritet arbëreshe të stinës së pranverës të quajtura ndryshe “Moti i Madh” të njihen në listën e pasurive kulturore jo materiale të njerëzimit.

Këto rite përmbledhin gjuhën dhe letërsinë e pasur gojore të arbëreshëve, traditën e “Valles” në festën e Pashkëve, ritet e vdekjes në traditën fetare orientale, traditat ceremoniale të riteve të dasmës, këngë arbëreshe laike e fetare, produkte karakteristike të zejtarisë arbëreshe, kostumet e pasura tipike të veshjes së grave, prodhime të artit të endjes, arti i kuzhinës me gatime rituale e tradicionale, si dhe shprehje të kulturës e riteve tipike arbëreshe.

Njohja si pasuri e UNESKO-s e kulturës arbëreshe “Moti i Madh” synon vlerësimin e konfirmimin e vlerave shkencore që tiparet arbëreshe kanë luajtur në krijimin e bazës së kulturës së përbashkët antike të Europës.

Kandidatura është shoqëruar nga rreth 40 studime tekniko-shkencore të grupeve të punës që inkurajuan procesin procedurial me kërkimet në terren për idenfikimin, zbulimin e përshkrimin e një sërë ritesh e traditash të komunitetit të arbëreshëve të Italisë, gjatë stinës së pranverës.

Materiali i plotë i prezantimit të kësaj kandidature u përgatit nga specialistë e studiues italianë e shqiptarë të Albanologjisë, Antropologjisë, Etnomuzikologjisë, Historisë së Kulturave e juristë të fushës në Universitetet e Milanos, Venezias, Salento, Palermo e Calabria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.