Ardi Asllani ndan mikeshat e ngushta, hyn mes Arjola Shehut dhe Evi Reçit. Ja çfarë ndodhi
Ndonëse janë rivale në ekran, Evi në “Vizion Plus” dhe Arjola Shehu në “Ora News”, kjo nuk i pengon dy vajzat që të jenë shoqe të mira.
Këtë e dëshmoi vetë postimi i fundit në “Instagram”-in e Arjolës, e cila së bashku me Evin ka shijuar ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”.

Por një mik ka hyrë në shoqërinë e tyre, duke i ndarë dy mikeshat.
Fjala është për stilistin e njohur Ardi Asllani, i cili është fotografuar në eventin e përvitshëm të Kalendarit të “Miss Shqipëria”, të regjisorit Petri Bozo.
Ai është parë të ndërhyjë mes tyre në bisedë, duke i ndarë për pak mikeshat nga bisedat e tyre private.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



