Ardi Veliu fshehu provat për vdekjen e 32-vjeçarit në polici, siç veproi me Klodian Rashën e Pjerin Xhuvanin
A do merret SPAK-u, me këtë sharlatan që fsheh krimet dhe bashkëpunon me kriminelët?/ Emri i Ardi Veliut del si i përjashtuar nga policia në vitin 2006, për lidhje me trafikantët e Vlorës. Ka dalë në lidhjet me trafikantin Ervin Luan Mata te hotel “Victoria” dhe “Eskobarit” Klement Balili; si bashkëpunëtor i “Ndraghet’a”; si dekonspirues i 3 aksioneve për kapjen e Talo Çelës dhe zhdukjen e 50 arkave me 830 kg. kokainë nga kontejnerët e “Bana King”
Dhe për rastin e 32-vjeçarit Laer Kurti, i vdekur në duart e policëve brenda furgonit të policisë së shtetit, ka dalë emri i Ardi Veliut, përsëri si manipulues i provave dhe fshehës i krimit, por këtë herë në rolin e Drejtorit të SHÇBA.
“Monstra” i mashtrimit dhe fshehjes së krimeve të policisë, Ardi Veliu, ka dalë vetëm 30 minuta pas njoftimit për vdekjen e 32-vjeçarit, duke thënë se është çuar i gjallë në spital e ka vdekur atje.
Por Spitali i Traumës, ka mohuar mashtrimin zyrtar të Ardi Veliut, duke thënë se policia e ka çuar të vdekur 32-vjeçarin; dhe sipas ligjit nuk e ka pranuar, ndërsa policia e ka çuar në morg, pa njoftuar familjen as kur e arrestoi, as kur u vdiq në duar e as para nisjes drejt spitalit.
Përse shpejtoi Ardi Veliu, të dalë me version e njoftim zyrtar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti, kur kjo nuk është detyrë e tij si drejtor i SHÇBA, por e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku?
Përse pa bërë asnjë hetim si SHÇBA dhe pa dijeninë e Prokurorisë së Tiranës, Ardi Veliu deklaroi si version zyrtar, vdekjen pas dorëzimit në spital, kur faktikisht, 32-vjeçari vdiq brenda furgonit të policisë, nuk u çua fare në qeli, ndërsa në spital nuk e pranuan trupin?
Përse Ardi Veliu, tentoi ta fshehë faktin, që trupi i pajetë, u nxor i vdekur nga furgoni i policisë, u fut në qeli dhe më pas e nxorën zvarrë jashtë vendit të ngjarjes, duke zhdukur provat, qofshin këto dhe për vdekje natyrale?
Sipas një informacionit që ka ardhur në“Pamfleti”, thuhet se gjatë kohës ngjarjes në intervalin kohor të orëve 23:00-01:00, në Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nuk ka pasur thirrje nga policia.
Edhe në këtë rast vdekjeje brenda furgonit në duart e Policisë, Ardi Veliu veproi si me vrasjen e Klodian Rashës nga policia me 8 dhjetor 2021, madje i vendosi dhe 1 pistoletë në duar viktimës.
Kështu veproi Ardi Veliu më 21 prill 2021, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, duke zhdukur provat, që faktonin bashkëpunimin Polici-PS në fushatën elektorale, dhe duke deklaruar se nuk ka prova.
A do merret SPAK, me këtë sharlatan, që fsheh krimet dhe bashkëpunon me kriminelët?
Sepse emri i Ardi Veliut, del si i përjashtuar nga policia në vitin 2006, për lidhje me trafikantët e drogës, klandestinëve e femrave në Vlorë dhe në lidhjet me trafikantin Ervin Luan Mata të hotel “Victoria” e trafikantin Klement Balili të Ilir Metajt.
Emri i tij, ka dalë dhe si bashkëpunëtor i grupit mafioz “Ndraghet’a”; ka dalë në dështimin e 3 aksioneve policore për kapjen e Talo Çelës; dhe në zhdukjen e 50 arkave me 830 kg. kokainë, nga kontejnerët e firmës “Bana King” të mikut të tij Trifon Murataj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



