E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardi Veliu largohet nga drejtimi i AMP-së
Lajme

Ardi Veliu largohet nga drejtimi i AMP-së

Largohet nga posti i drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Sot pas mbledhjes së mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre.

 Veliu është shkarkuar nga detyra pas skandalit të përgjimeve të SKY dhe EncroChat.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Veliu e mbante postin e drejtuesit të AMP prej gati një viti.

Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.