E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardian Dvorani replikon me presidentin:  Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër
Publik News

Ardian Dvorani replikon me presidentin: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

Presidenti Ilir Meta ka paralajmeruar publikisht disa jave me pare se do te publikoje video qe ai tha se do kene “prova te reja perveluese”, por kreu i KED, Ardian Dvorani, i pyetur nga mediat pas daljes nga Prokuroria ku per 3 ore dha shpjegimet e tij per padine qe ka ngritur ndaj tij kreu i shtetit, a i ka vene prokuroria përpra një prove të tillë, tha se personat qe kane pergjegjesi kushtetuese dhe publike duhet te mos merren me filma me metrazh te shkurter apo te gjate.

“Smund të flas me detaje, e vlerësoj që hetimi nuk zhvillohet as në tv as në media, aty kam bërë parashtrimet e hollësishme të detajuara të faktit si ka ndodhur dhe shpjegimin pse ka ndodhur.

Për videot, unë mendoj që institucionet funksionarët kushetues e publikë, nuk i shtrojnë cështjet e s’është e mira t’i shtrojnë me produkte artisitike, me filma seriale, me metrazh të shkurtër e të gjatë.

Institucionet duhet ti shtrojnë në ruggë institucionale unë nuk merrem me këtë punë”.

***

Duke konfirmuar se do te depozitonte kallezim penal ndaj Ardian Dvoranit, si kreu i KED, Presidenca paralajmeroi padi edhe ndaj zyrtareve te tjere.

Ne nje reagim ne faqen e tij ne FB, zedhenesi i kreut te shtetit tha para disa javesh se “brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.