E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë
Publik News

Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka ngritur një padi në Gjykatën e Strasburgut për shkarkimin e tij. Fullani ka paditur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës dhe Kuvendin. Gjykata e Strasburgut ka sjellë pyetjet nëse janë zbatuar siç duhet procedurat ose jo, gjatë vendimit për shkarkimin e tij.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë, pasi ai pretendon se i janë shkelur të drejtat. Fullani u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore. Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm. Kujtojmë se ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë. Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.