E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardian Sulollari merr 350 milionë pa garë nga Spitali i Shkodrës
Lajme

Ardian Sulollari merr 350 milionë pa garë nga Spitali i Shkodrës

Ministret e shëndetësisë shkojnë e vijnë, por kjo nuk ndryshon asgjë në vjedhjet e përditshme që i bëhen taksave të shqiptarëve në sektorin e shëndetësisë. Kudo që të jetë, për thuajse çfarëdo lloj objekti, vjedhjet nëpërmjet tenderave në shëndetësi janë të pafundme.

Radhën e ka Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër, e drejtuar nga Senad Halluni, që i ka dhënë pa garë plot 350 milionë lekë Ardian Sulollarit të firmës SULOLLARI SHPK. Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-82165-10-04-2023 dhe ka për objekt: “Riparim mirëmbajtje i sistemit ngrohjes ftohjes dhe sistemin e ngrohjes së ujit me panele diellore”.

Fondi limit i tij është llogaritur në vlerën 32,354,033 lekë të reja pa TVSH ose rreth 390 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mjafton një konsultim i thjeshtë me dokumentacionin e këtij tenderi për të vënë re një skandal të madh.

Në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër përveç fituesit. SULOLLARI ka hyrë në tender si bashkim operatorësh, bashkë me kompaninë tjetër ERXHEN në pronësi të shtetasit Kujtim Qahi. Oferta e tyre është në vlerën 29,147,820 lekë të reja pa TVSH ose gati 350 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Natyrisht duke qenë oferta e vetme, nuk ka qenë aspak e vështirë për t’u shpallur fituese. Dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar, shtohen më tej kur shikohet se vlera fituese është sa 90% e fondit limit të këtij tenderi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.