Ardit Kaja : Do jem Prefekt i qytetarëve të Dibrës, pa dallime partiake.
Pas kandidimit të Prefektit të Dibrës në listën për deputetë të Partisë Socialiste, zëvendësuesi i tij, Ardit Kaja u prezantua nga zv/Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa. Në fokus të punës do të jetë mbështetja për zbatimin e ligjit të zgjedhjeve, dhe nevojat e qytetarëve pa dallime partiake.
Zv/Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, prezantoi Prefektin e ri të Dibrës, Ardit Kaja, në një takim që u fokusua tek detyrat dhe prioritetet e punës në Dibër.
Prefekti i sapoemëruar Ardit Kaja premtoi se do të jetë në krye të detyrës për të gjitha nevojat e qytetarëve të Dibrës, pa dallime partiake.
Kaja zëvendëson ish-Prefektin Halit Palamani, i cili kandidon për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


